Altin Basha largohet nga “Kujtim Spahivogli”, shpall kandidaturën për drejtor të Teatrit Kombëtar, ja emrat e tjerë që do të kandidojnë

Regjisori Altin Basha është larguar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.

Kjo lëvizje e Bashës është bërë pasi ai do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Lirimin e tij nga detyra e ka firmosur zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.

“Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe takimi me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Altin Basha u emëruar në dhjetor 2020 drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Kiço London, ndërkohë që nuk është bërë me dije se cili do të jetë drejtori i ri.