Almeda i tha të gjitha!

Modelja shqiptare, Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Së fundmi Almeda ka postuar një pyetësor në “ Instagram” ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Që nga mosha e njohjes me Tolgahan e deri te fjalët e para të Alinës, Almeda na i tha të gjitha.

“Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë”, ka shkruar Almeda.

Almeda na ka treguar dhe fjalën e parë të thënë nga Alina, dhenuk është mami.

“Baba. Mendoj se Alina është vajza e vogël e babit”, ka shkruar ajo.