Almeda dhe Tolgahan realizojnë setin e parë fotografik të djalit, publikojnë prapaskenat
Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan u bënë prindër të një djali pak ditë më parë. Ata kanë vendosur që i vogli të qëndrojë larg vëmendjes mediatike të paktën për momentin dhe pavarësisht kuriozitetit të publikut, foto të Efehan nuk janë publikuar akoma.
Ish-Miss Shqipëria ka zbuluar pak orë më parë se po realizon setin e parë fotografik të bebit dhe ka treguar me disa foto pak nga prapaskenat. Nën kujdesin e një stafi profesionist në Turqi, Almeda ka publikuar ndjesitë që po përjeton me Efehan.
Megjithëse nuk e dimë nëse këto foto do publikohen, apo do mbahen të fshehta nga çifti i njohur turk, duket qartë që ideja e realizimit është mjaft e veçantë. Që nga momenti që është bërë nënë, bukuroshja e ekranit është distancuar nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike për të shijuar ditët pranë djalit. /revistawho.com