Almeda dhe Tolga vijnë me pushime në Shqipëri, por nuk ndodhen aty ku mendoni
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë ardhur në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Almeda përmes postimeve në Instagram, por çifti nuk ka nisur pushimet në jug siç mund të mendoni. Almeda ka publikuar një foto krah Tolgës dhe zbulon se ndodhet në Dajt. Pas kësaj fotoje ka ardhur dhe një tjetër ku Almeda shfaqet me Alinën duke shijuar kohën bashkë si nënë e bijë.
Almeda pak kohë më pare ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.
Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se ajo dhe Tolga e duan Shqipërinë dhe mendonin të blenin një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojnë në vendlindjen e saj.