Almeda Abazi tregon si humbi 8 kilogramë pas lindjes
Ditën e sotme Almeda Abazi ka vendosur të zhvillojë një intervistë virtuale me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Bukuroshja shqiptare i ka lënë të lirë ta pyesin për gjithçka, por të gjithë kanë qenë kuriozë të mësojnë diçka më tepër nga eksperienca e saj e parë si nënë. Almeda ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale dhe i ka këshilluar nënat shtatzënë të ndjekin të njëjtën metodë nëse e kanë mundësinë.
Ajo ka treguar se nuk duhet të kenë frikë, sepse nëse mendojnë fëmijën e tyre, dëgjojnë muzikën e preferuar dhe ushtrohen me frymëmarrjen, nuk do të kenë asnjë lloj problemi nga dhimbjet e lindjes natyrale. Almeda ka zbuluar se djalin e ushqen me gji dhe falë kësaj ka arritur të humbasë 8 kilogramë pas lindjes. “Shtova 16 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe humba 8 kilogramë pas lindjes, por vetëm duke i dhënë djalit qumësht gjiri.
Nuk kam filluar akoma dietën dhe ‘fitness-in’”, ka thënë Abazi. Ajo ka treguar se vogëlushi Efehan tani duket se është një kopje e babait të tij, Tolgahan. Kujtojmë se Efehan erdhi në jetë në 5 maj dhe vetëm pak ditë më parë Almeda zbuloi portretin e plotë të vogëlushit. /revistawho.com