Almeda Abazi tregon pse kënga e saj nuk pati sukses dhe shtatzëninë e papritur
Kënga e titulluar ‘Alabama’ rezultoi e pëlqyer nga publiku por kjo zgjati vetëm për pak. Në një intervistë të dhënë Almeda ka vendosur të flasë për këngën që ka lançuar vetëm pak javë më parë dhe arsyet për të cilat ajo mendon se kjo këngë nuk rezultoi dhe aq e suksesshme, sipas Lapsi.al. “Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shumë për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” m’u desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një ‘boom’ sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta…” ka rrëfyer ajo.