Almeda Abazi shpërthen ndaj DWTS: “Më turpëruan me burrin, edhe ujin e pagova vetë”

Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton në Turqi, ishte prezantuesja e edicionit të “Dancing With the Stars”. Ajo sakrifikoi për këtë eksperiencë, duke udhëtuar thuajse çdo jave nga Stambolli drejt Tiranës. Por në fund të gjithë eksperiencës Almeda është shumë e zhgënjyer, dhe për këtë ka bërë një status të gjatë në Instastory. Ajo shkruan se kur ka dorëzuar dhomën e hotelit, i është dashur të paguajë për shpenzimet “ekstra”. Ajo shkruan se Tolga ka ardhur pa interes dhe përfitim në këtë spektakël, por më shumë dëshirë, duke lënë pezull dhe projektet e tij në Turqi.Almeda vazhdon më tej që ajo për të cilën mburret është ‘mikpritja shqiptare’, por që bashkëshorti i saj se mori as kur erdhi dhe as kur iku. Dhe në fund ajo shton se e gjitha kjo që ka shkruar mund t’i adresohet produksionit të spektaklit dhe jo shqiptarëve.