Almeda Abazi nis sot martesën në distancë, burri turk i shkruan shqip
Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe partneri i saj aktor i njohur në Turqi, Tolgahan Sayışman janë çifti më i komentuar në Turqi dhe Shqipëri, para dhe pas celebrimit. Para disa kohësh në media qarkulloi një lajm se ardhja e Almedës në Shqipëri mund të ndikonte për keq në martesën e tyre, pasi ata kanë shprehur në intervista se e kanë të vështirë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Por është pikërisht Tolgahan, i cili vërteton të kundërtën. Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai shpreh mbështetjen për spektaklin që bashkëshortja e tij nis sot në mbrëmje në “Vizion Plus”, dhe këtë e bën në gjuhën shqipe. “Dancing With The Stars Albania” sonte në “Vizion plus”. Mos harroni ta ndiqni!” ka shkruar aktori në postimin e tij, duke shprehur kështu mbështetjen dhe interesin për karrierën e gruas së tij. Ndërkohë që këto tre muaj të qëndrimit të Almedës në Tiranë me siguri që Tolgahan do të vijë ta vizitojë. /Story.al/