Almeda Abazi “lë” burrin në Turqi dhe kthehet në Tiranë, ja ç’ka ndodhur

Prej kohësh po flitet për rikthimin pas një mungese dy vjeçare të programit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus. Kuriozitet Sot është zbuluar se kush do të jetë moderatorja e spektaklit “Dancing with the stars”.

“Express” shkruan se personazhi që do të prezantojë DWS këtë vit është aktorja shqiptare,e cila jeton në Turqi Almeda Abazi.

Ky emër është lakuar shumë kohë më parë madje shenjat për një bashkëpunim mes aktores dhe afërsisë me këtë kompani mediatike janë dhënë prej kohësh, duke qenë se stafi i revistës udhëtuan drejt Stambollit për të realizuar në intervistë në shtëpinë e saj dhe të bashkëshortit.
Ky do të ishte një rikthim shumë i mirë i Almedës në ekranin shqiptar ndërkohë që ajo do të ”
“lërë” burrin në Turqi, dhe do të vijë të punojë në Tiranë. Aktualisht në Turqi ajo është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it bashkë me bashkëshortin Tolgahan Sayisman.