Almeda Abazi kthehet për “Dancing with the stars”, zbulohet partneri që do të ketë në krah

Aktorja shqiptare me famë në Turqi, Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e këtij sezoni të spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”. Por sigurisht Almeda nuk do të jetë vetëm në këtë rrugëtim televiziv, pasi siç është formula e produksionit ky spektakël prezantohet nga një femër dhe një mashkull. Sipas“Gazeta Express”në krah saj në “Dancing with the stars” do të jetë moderator, Rudi Hizmo. Premiera e spektaklit të kërcimit do të nisë më 23 mars në ekranin e “Vizion Plus”, ndërsa thuhet se këtë vit do të ketë ndryshime, pasi do të konkurrojnë personazhe të njohur që kanë qenë një herë në garë në edicionet e mëparshme.