Almeda Abazi kthehet në Shqipëri pa burrin, ai i thotë “jo” për…

Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e “Dancing with the Stars BEST”, që nis në Vizion Plus në datën 23 mars. Ajo është shkëputur nga jeta e saj në Turqi duke lënë atje bashkëshortin turk, aktorin Tolgahan Sayisman për këtë projekt tre mujor në Shqipëri. Këto orë të para të qëndrimit në Tiranë ajo ka postuar disa story në rrjetet sociale. Në fillim shfaqet me flokët me baluke dhe ka kërkuar konfirmimin e ndjekësve të saj nëse i shkojnë apo jo nëpërmjet një sondazhi në Instagram. Më pas ajo ka bërë një postim ku tregon se bashkëshorti i saj, Tolgahan ka votuar “jo”, duke i treguar kështu se atij nuk i pëlqen ai model flokësh tek Almeda. Vetëm pak minuta pas kësaj, bukuroshes shqiptare i është dashur edhe të sqarojë: Njerëz, ishte paruke, nuk i kam!”/Story.al/