Almeda Abazi fotografohet për herë të parë pas lindjes me djalin e saj

Pak ditë më parë, portalet turke dhanë lajmin e bukur se më në fund Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.

Almeda-2

Djali i saj gëzonte shëndet të plotë dhe peshonte 3 kilogramë e 289 gramë dhe i gjatë 50 cm. Së fundmi, gazeta e njohur turke ‘Harriyet’, ka publikuar pamjet e para të Almedës, Tolgahan dhe djalit të tyre, Efehan duke u larguar nga spitali për në shtëpi.

Almeda-1

“Jam shumë e lumtur. Aktualisht jam mbi re”, është shprehur Almeda, ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë se fatmirësisht nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë. Edhe pse vetëm disa ditë pas lindjes, Almeda duket në formë perfekte, shkruan Who.