Almeda Abazi festë beqarie në Kaliforni?

Pas fejesës zyrtare të pak javëve më parë, çifti i famshëm Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman janë gati të martohen. Ata kanë shpallur datën e ceremonisë që përkon me 25-vjetorin e lindjes së Almedës, më 13 shkurt. Sipas En Magazine kjo ditëlindje, me siguri do të jetë më e bukura për aktoren shqiptare, e cila do të festojë 25-vjetorin me fustanin e nusërisë. Ndërkohë vetëm pak ditë para datës së dasmës, Almeda ëshët fotografuar e vetme në Kaliforni, ku aludohet se ka shkuar për të organizuar festën e beqarisë larg të fejuarit. Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga shijuan pushimet dimërore, momente që i ndanë me miqtë nëpërmjet fotove e videove që postuan në profilin e tyre në Instagram.