Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë!
Miss-i shqiptar Almeda Abazi ka dhënë një lajm të bukur për publikun sot, duke bërë me dije se ajo dhe partneri i saj, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Me anë të një postimi në Instagram, Almeda ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, teksa duket shumë e lumtur së bashku me aktorin turk. Bashkangjitur me fotot e bukura që ka postuar, ku i duket edhe barku i rrumbullakosur, ajo shkruan:
“Bebi numër dy është rrugës. Mezi po presim të të takojmë i vogli ynë”
Ndërkohë Tolgahan, i cili duket në qiellin e shtatë, ka komentuar në të njejtin postim:
“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”
Nuk dihet ende se në çfarë muaji të shtatzënisë është Almeda dhe po ashtu nuk dihet as gjinia e bebit, megjithatë presim ta marrim vesh në ditët në vazhdim. Kujtojmë se ata janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan, i cili së shpejti do të bëhet me motër ose vëlla.
/News31