Alkooli në shtatzëni dëmton trurin e fëmijës së palindur
Dëmet e shkaktuara nga konsumimi i alkoolit nga nëna gjatë shtatzënisë, janë zbuluar në trurin e fetusit: me një studim të paprecedentë që përdori një rezonancë me rezolucion të lartë, grupi kërkimor i Gregor Kasprian, i Universitetit të Vjenës ka treguar se që nga viti 20/1 javë shtatzënie, nëse gruaja konsumon alkool gjatë shtatzënisë, truri i fetusit ka dallime strukturore nga truri i fetuseve të moshës gestacionale të grave që nuk konsumojnë alkool gjatë shtatzënisë. Studimi u prezantua në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut (RSNA).
Ekspertët austriakë e nisën nga një kampion fillestar tek 500 gra shtatzëna midis javës së 20-të dhe 37-të të shtatzënisë; gratë iu nënshtruan një pyetësori anonim për të kuptuar se cila prej tyre kishte konsumuar rrezikshëm alkool gjatë shtatzënisë. 51 gra u zbuluan se konsumonin alkool dhe disa prej tyre iu krye MRI e fetusit dhe u krahasua me një numër të ngjashëm MRI në fetuse nga gratë që nuk pinin alkool (grupi i kontrollit).
Epo, disa ndryshime strukturore u shfaqën në trurin e fetusit të grave që konsumuan alkool gjatë shtatzënisë.
Ndryshimet prekin disa rajone të trurit. Sipas ekspertëve, alkooli nxit një zhvillim jonormal të trurit të fetusit dhe kjo do të shpjegonte se përse ndër simptomat e të ashtuquajturës sindromë fetale-alkoolike ka çrregullime të sjelljes, çrregullime të të mësuarit, vonesa të gjuhës./Psikologji