Alketa Vejsiu sjell ‘Amici’-n në Shqipëri
Amici do të vijë në Shqipëri. Alketa Vejsiu do të sjellë në vendin tonë produksionin artistik, i cili prej vitesh ka mirëpritur shqiptarët e talentuar në Itali. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se producentja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka marrë patentën e programit të famshëm italian. Produksioni ka nisur nga puna për ndërtimin e të gjitha strukturave që e bëjnë Amici-n një akademi.
“Amici” është talent shoë më i gjatë në televizionin italian, i drejtuar nga Maria De Filippi. Kledi Kadiu, Ermal Meta, Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri janë vetëm disa nga emrat e artistëve shqiptarë që kanë marrë pjesë tek “Amici” në Itali.
“Amici” është një shkollë, në formën e akademisë, për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen balerinë profesionistë, këngëtarë, muzikantë etj. Konkurrentët ndjekin mësime të lëndëve të ndryshme, filmohen nga kamerat dhe qëndrojnë në një godinë të posaçme.