Alketa Vejsiu e ka zemrën në Itali, komentuesit e sulmojnë

Moderatorja e programit “Në kurthin e Piter Pan”, dhe shumë spektakleve të “Tv Klan” e ka deklaruar hapur me anë të udhëtimeve dhe fotove në Instagram se zemrën e ka në Itali, vendi që ajo dashuron. Ajo ka postuar foto nga udhëtimi i fundit në Toskana, ku specifikon se kjo mrekulli e gjelbër e natyrës mund të gjendet vetëm në Itali. Por mes komenteve të shumta i shprehin zilinë për udhëtimet e bukura që bën, ka pasur nga ata ndjekës që e kanë sulmuar, duke evidentuar faktin se mosnjohja sa duhet e vendit të saj, Shqipërisë e bën të bëjë këtë deklaratë. “Se njeh vendin tënd, kur nuk njeh vendin tënd si do të njohësh botën?!”, i shkruan një prej tyre. Ndërsa një tjetër komentuese i kujton se “Shqipëria është më e bukur”./Story.al/