Alketa: Nuk doja që Arilena të merrte pjesë në Festivalin e RTSH

Alketa Vejsiu ka folur për herë të parë për debatet që pasuan festivalin e RTSH-së ku fitoi Arilena Ara. Siç u la të kuptohej në atë kohë Alketa ishte mbështetëse e Elvana Gjatës. Në intervistën për “Opinion”, Alketa e tha hapur se nuk donte që Arilena të merrte pjesë në këtë festival për shkak se do të paragjykohej ngaqë ishte një prodhim i X-Factor.

“Arilenën e kam pikasur që kur ishte fëmijë në X-Factor në teatrin e Shkodrës dhe kam thënë që kjo do të bëhet talent. Dhe kur ka fituar unë e kam mbështetur. Unë nuk e kam pëlqyer që ajo do të vinte këtë festival kur ishim unë dhe Vera nga që do të paragjykohej për lidhje nepotizmi. Ajo vendosi të marrë pjesë.

Unë kam qenë kundër pasi ajo mund të merrte pjesë në festivalin tjetër. Nuk kam njohur jurinë dhe nuk e kam zgjedhur unë. Nuk e di pse u shtuan dy anëtaret shqiptare të jurisë dhe këtë mund ta thotë drejtori i RTSH-së.

Një mund ta them që 2 pikëshi i Mikalea Mingës nuk qëndronte. 2 pikëshi është simboli i një mekanizmi që nuk funksionin. Ishte një luftë e ashpër dhe jo e drejtë” – tha Alketa. Ajo u përgjigj edhe për përplasjet me Xhemi Shehun dhe Luana Vjollcën duke thënë se shkrimet kundër tyre në portalin e saj i kishin bërë gazetaret që u lanë të lira. ©LAPSI.al