Alketa është zgjuar sot aty ku do donim të gjithë: Në tropik

Me siguri me mendje kishit dashur të zgjoheshit në një vend tropikal me temperatura të larta për të shijuar diellin dhe detin, duke mos pritur kështu qershorin për ta bërë këtë. Mirëpo moderatorja Alketa Vejsiu duket se është zgjuar sot pikërisht aty ku do donim të gjithë, por pa na zbuluar si.

Ajo ka ndarë disa pamje mëngjesi në det duke notuar e duke shijuar muzikën që tani. Rëra e bardhë, bimët tropikale të tregojnë që është padiskutim në tropik, duke shijuar gjithë bukuritë e nënës natyrë.

Në këtë kohë udhëtimet turistike janë të ndaluara, ndërsa parajsat tropikale kanë karantinë të detyruar. Por Alketa e paska gjetur një cep të botës (pjesë e Amerikës ose Maldive ndoshta?!) ku mund të shijojë verën e parakohshme që për të vjen fiks pas mbylljes së projektit televiziv në tv Klan “Histori dashurie”./revistawho.com