Alketa e ka vendosur: Këtë sezon të “Piter Pan” më “casual” se kurrë
Ekrani nuk ka më rregulla kur vjen puna tek veshja. Prezantueset dita ditës po tregojnë se edhe veshjet “casual” janë bërë për ekran dhe më e guximshme duket se është Alketa Vejsiu, për vetë faktin se drejton një emision mbrëmjeje.
Këtë sezon të “Piter Pan”, moderatorja është shfaqur herë me xhinse të grisura, si mbrëmjen e djeshme, herë me xhinse blu, të bardha e deri tek pantallonat e shkurtra.
Alketa i ka kombinuar shumicën e këtyre veshjeve me këmisha e taka dhe duhet thënë se ia ka arritur të krijojë tashmë një look të sajin personifikues duke u shfaqur çdo javë e më “casual”, larg fustaneve e fundeve që ndoshta na kanë lodhur pak.