Alida Hisku në Tiranë, Eranda Libohova krijon grupin me “vajzat e fshatit”

“Vajzat e fshatit tim” është një nga këngët më të njohura që artistja mjaft e njohur e viteve ‘70-të, Alida Hisku e këndoi në skenën e festivalit të 13-të të RTSH-së. Këngëtarja, e cila jeton në Gjermani që nga viti 1990, është kthyer në Tiranë, ku është takuar me koleget e saj artiste. Me këtë rast Eranda Libohova ka krijuar grupin e këngëtarëve që shquhen për zëra të mire, me Hiskun në krye, për të kënduar “Vajzat e fshatit tim”, këngë që dhe vetë Eranda e ka interpretuar në spektaklin “Këngët e shekullit 1”. Videon në fjalë, Eranda e ka postuar në Instagram me diçiturën “Vajzat e fshatit tonë” të shoqëruar me ikonën, ku qesh me lotë. Në këtë video ajo ka bërë tag “grupin e vajzave të fshatit” (që ka krijuar me humor), të cilat këndojnë bashkë, pikërisht;Alida Hiskun, Myfarete Lazen, Liljana Kondakçiun, Aurela Gaçen, Manjola Nallbanin, Rovena Dilon, Orgesa Zaimin, Eneda Tarifën e Kejsi Tolën. Natyrisht që e gjitha kjo është një gallatë mes artisteve dhe mikeshave shumë të mira në muzikë.