Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani ngecin në trafik, shikoni ç’ndodh më pas me çiftin!

Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur, Fatma Methasani pranuan lidhjen e tyre vetëm pak ditë më parë. Në këtë mënyrë ata u kthyen në çiftin më të përfolur të momentit. Që nga momenti që zbuluan lidhjen e tyre, ata publikojnë në rrjetet sociale foto me njëri-tjetrin. Mëngjesin e kësaj të enjte, moderatorja publikoi në Instastory-n e saj, një video ku shfaqej në makinë me Alfion, teksa kishin ngecur në trafik. “Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë. Rri dhe ankohet për trafikun”, shkruante Fatma për partnerin, i cili vetëm pak më parë zbuloi dhuratën speciale që i kishte bërë e dashura, shkruan Panorama Plus. Alfio pak më vonë postoi në “Instagram” një foto ku shfaqet tepër i lumtur teksa shikon motorin e tij. Foton e kishte shoqëruar edhe me një dedikim për Fatmën: “S’kam faj unë që të thërras “drita e syve të mi”. Të dua!”.