Alfio dhe Fatma janë ndarë? Postimi i fundit i kuzhinierit i bën “lëmsh” të gjithë

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndër çiftet më të dashur nga publiku, teksa ata janë dhe prindër të një djali me emrin Noah.

Edhe pse duken si një dyshe “e krijuar në parajsë”, duke se çifti nuk është më si më parë. Pas fshirjes së të gjitha fotove së bashku në rrjetet sociale, janë ngritur dyshime se çifti mund të jenë ndarë. Këtë në fakt e ka përforcuar dhe postimi më i fundit i Alfios.

Ditën e sotme kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto më të birin, me një premtim, që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani)

Kjo ka bërë që të gjithë të dyshojnë për një ndarje të çiftit. Megjithatë, pritet një konfirmim nga ana e tyre. Nga ana tjetër Fatma ka zgjedhur të heshtë deri më tani, duke u fokusuar tek angazhimet e saj.