Alfio i bën surprizën më të bukur, Fatma Methasani zgjohet e rrethuar me dashuri

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë kthyer në çiftin më të bukur dhe të komentuar të momentit, kjo pasi që në momentin që bënë publike lidhjen e tyre, surprizat nuk kanë pasur fund. Së fundmi, Fatma ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se partneri i saj e ka surprizuar me një mëngjes shumë të ëmbël në shtrat.

Alfio-2

“Çuni i surprizave”, ka shkruar mbi foton ku duket se Alfio i ka përgatitur asaj mëngjesin, megjithatë çfarë tërhoqi vëmendjen ishte prania e disa trëndafilave të kuq. Kujtojmë se Fatma dhe Alfio e bënë publike lidhje pas 2 vitesh dhe tani, dyshja jeton së bashku./revistawho.com