Alexandër Sokurov, idhulli rus i aktorëve viziton Shqipërinë; çfarë i solli në qejf kineastët gjatë drekës private
Vizita e regjisorit të madh rus në Shqipëri, Aleksandër Sokurov ishte një ngjarje jo vetëm për studentët e rinj të arteve, të cilët e kanë idhull, por edhe për artistët me karrierë të gjatë në kinemanë shqiptare. Me këtë rast Kastriot Çaushi, rektori i Universitetit të Arteve në Tiranë shtroi një drekë për nder të këtij regjisori të famshëm para largimit të tij nga Shqipëria, ku ndodhej për një vizitë pune. Gjatë kësaj dreke shumë miqësore, artistët biseduan për një bashkëpunim të Unuversitetit të Arteve të Tiranës me Fondacionin Sokurov, bashkëpunim që do t’u vijë në ndihmë studentëve të rinj, regjisorëve e aktorëve të ardhshëm të kinemasë e teatrit. Pije, bisedë të këndshme dhe të qeshura ishte atmosfera e krijuar në këtë drekë relaksuese të Sokurov me Çaushin në një nga restorantet e plazhit të Durrësit. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ai u takua me shumë personalitete mes të cilëve dhe me kostumografen, Berina Kokona. Alexander Nikolayevich Sokurov i lindur në 14 qershor të vitit 1951 është një prodhues i njohur filmash rusë. Ndër realizimet e tij më të suksesshme përmendim gjysmëdokumentarin “Arka Ruse” (2002), dhe “Faust”, që u nderua me Luanin e Artë, çmimin më të lartë për filmin më të mirë në Festivalin e Venecias.