Alex Rodriguez lancon linjën kozmetike për meshkuj
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez në bashkëpunim me markën “Hims & Hers” prezantuan së fundmi një linjë kozmetike për burra.
Edhe pse dyshja i dha fund lidhjes së tyre 3vjecare, Alex dhe JLo kanë vendosur të mos heqin dorë nga biznesi i tyre i përbashkët. Përmmes rrjetit të tij social, ai postoi foto duke pozuar me produktin dhe tregoi se ndihmon për të fshehur papërsosmëritë e fytyrës nga shenjat e rruajtjes, te rrathët e errët.
”Doja të krijoja një produkt që do të zgjidhte problemin me të cilin përballesha çdo ditë. E kuptova ndërsa ‘kërceja’ nga takimi në takim, më duhej diçka e shpejtë dhe e thjeshtë në rutinën time për të mbuluar njollat dhe plagët e rruajtjes,” tregoi Rodriguez.