Alex Rodriguez fotografohet për herë të parë pas ndarjes me JLO
Pak ditë më parë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan për fansat ndarjen e tyre.
Nëpërmjet një deklarate për “Today”, dyshja rrëfeu t se nuk do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.
Ndërkohë që së fundmi Alex Rodriguez është fotografuar për herë të parë duke udhëtuar me avionin e tij privat pas deklaratës.
Sipas mediave , Rodriguez i është përkushtuar punës dhe ka ende shpresa se do të pajtohet me Jennifer.