Alex bëhet “kavie” për J.Lo: I pari që provon në lëkurë maskat dhe produktet e saj të bukurisë
Në kopertinën e re për ‘ELLE’, Jennifer Lopez tregoi se i fejuari i saj, Alex Rodriguez është nga ata që të gjithë do e kishin zili. Do thoni ju pse? Ish-basketbollisti duket se e shoqëron Jennifer në çdo projekt të sajin, edhe në ato që ju mbase nuk i keni menduar.
“Alex provon gjithçka. Ne bëmë maskën së bashku natën e parë, unë filmova veten dhe ishte thjesht ndryshe. Ndihesha sikur kisha një fytyrë bebe. Alex i ka qejf maskat po aq sa unë dhe tani ne po përpiqemi të sjellim një produkt më të plotë të saj. Këto maska janë për këdo që ka lëkurë, pra nuk ka dallim për asnjë njeri”, ka treguar Lopez në intervitën e saj të fundit.
Lopez lançoi linjën ‘JLo Beauty’ në fillim të këtij viti me një koleksion të efektshëm të produkteve, të cilat përfshijnë një pastrues fytyre, serum, maskë, krem nate, si dhe një krem hidratues spf dhe krem sysh.
E duket se mbështetjen më të madhe Jennifer e ka marrë nga partneri i saj, Alex, që guxon duke përdorur të njëjtat produkte me të. Aspak çudi./revistawho.com