Alessio Alia sjell në Tiranë familjen e lumtur: ”Vitin tjetër do bëjmë dasmën”

Alessio Alia, i njohur tashmë nga të gjithë si një ish-model i suksesshëm i përfshirë në industrinë e muzikës, rrëfen jetën e tij të re pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve. Tropojani i pashëm ka ndarë me lexuesit shumë momente të rëndësishme nga jeta e tij, por asnjëherë nuk ka qenë kaq i emocionuar. Arsyeja, janë dy fëmijët e tij, që ia kanë ndryshuar rutinën dhe e kanë bërë të bëjë edhe gjëra që nuk i kishte menduar asnjëherë më parë. Si reagon ai kur ata qajnë, kur do të mbahet dasma, çfarë surprizash i bën bashkëshortes, çfarë raporti ka ajo me nënën e tij dhe çfarë ka mësuar prej saj i lezoni në këtë intervistë shoqëruar me një set të mrekullueshëm fotosh nga Pirro Beati..

Jeta e re si baba i dy fëmijëve, si ka ndryshuar rutina e Alessios?
Kur erdhi në jetë edhe djali, Elijah Zayn Alia, u ndjeva i plotësuar… Ëndrra ime për të pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë u realizua dhe i jam mirënjohës Zotit dhe Kat për këtë (buzëqesh). Puna vazhdon njësoj dhe ndryshimet janë shumë të bukura, sepse jam baba i dy engjëjve.

Alessio-Alia-2

Po thua që ti gjithsesi nuk ke hequr dorë nga angazhimet, koncertet, party-t… Sa kohë shpenzon me ta?
Po e vërtetë, sepse kjo është puna ime kryesore dhe nuk heq dot dorë sepse çdo ditë kompania ime rritet, siç rriten fëmijët e mi dhe puna është shumë e rëndësishme. Shpenzoj kohë me turet që bëjmë nëpër Australi, puna i ka këto, por sa herë jam në shtëpi përpiqem që të mos u ndahem fëmijëve.
E ndihmon Kat në rritjen e tyre? E ke përgatitur ndonjëherë ti ushqimin, i ke ndërruar ndonjë herë bebelinat?
Po, patjetër që e ndihmoj me ushqimet dhe kam ndërruar edhe bebelinat. E bëj me gjithë qejf (qesh).

Alessio-Alia-3
Kujt i ngjajnë më shumë fëmijët? Në temperament, por edhe në portret?
Deri tani duket se ka fituar Kati (qesh). Por më mirë, sepse djali duket që është një Alessio me sytë blu. Goca normal që do i ngjajë mamit, por flokët i ka si babi kaçurrela. Kurse në temperament më ngjajnë mua pak më shumë.
Çfarë bën ti kur ata qajnë?
Këtu komplikohet pak situata, sepse duhet bërë diçka që ata të qeshin. Duhet provuar çdo gjë dhe ndonjëherë bëj gjëra që më bëjnë të dukem si budalla vetëm që mos të qajnë (qesh).
A u bë xheloze vajza Jolie me ardhjen e djalit?
Po, ka 1 muaj që e kemi kuptuar që bëhet xheloze. Kjo është normale, sepse është mësuar të ketë gjithë vëmendjen vetëm Jolie.

Alessio-Alia-4
Do të mësojnë shqip ata?
Po kam filluar t’u flas shqip prej shumë kohësh, sepse është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët të flasin shqip.
Kur do të bëhet dasma? E keni menduar si do të jetë?
E kishim planifikuar ta bënim këtë vit, por ishte shumë e vështirë ngaqë Kat ishte shtatzënë. Për këtë arsye mendojmë ta bëjmë vitin që vjen, me shpresën që mos të bëjmë me fëmijë deri sa të bëjmë dasmën (qesh).
I bën ti surpriza Kat, tani që është nënë? Si zgjedh ta falenderosh atë?
Po, gjithmonë i bëj surpriza të ndryshme. Tani i bëj më shumë se kurrë, sepse të jesh një mama nuk është e lehtë… Kam respektin më të madh për mamatë që bëjnë sakrificë për të rritur fëmijët dhe veçanërisht për bashkëshorten time.

Alessio-Alia-5
I keni mësuar edhe të vegjëlit të vishen firmato, kush ia zgjedh rrobat fëmijëve?
Tani janë akoma të vegjël dhe shumica prej veshjeve janë dhurata, sepse për ne nuk është çdo gjë veshja me rroba firmato. E rëndësishme është se çfarë stili do ju mësojmë për prezantimin e tyre që do ju duhet për të ardhmen.
Dëshironi të keni fëmijë të tjerë?
Kat ka dëshirë të ketë 4 fëmijë. Tani për tani jam shumë i lumtur me këta që kam, por nëse ndodh që të bëjmë të tjerë fëmijië në të ardhmen mirë se të vijnë në jetën tonë.
Si ka qenë kjo verë për ju?
Kjo verë ka qenë shumë e mirë pasi kam pushuar më shumë se verën e kaluar dhe u kënaqëm familjarisht.

Alessio-Alia-8
Si i kanë të vegjëlit raportet me gjyshërit, me pjesën shqiptare të fisit?
Tepër mirë. Ditët e para ishin të vështira sa Jolie u mësua me mamin dhe motrën time. Unë kisha shumë dëshirë që Kat të bënte disa ditë pushime pa fëmijët edhe pse për të nuk ishte e lehtë ngaqë nuk ishte mësuar larg fëmijëve. Megjithatë fëmijët ndenjën disa ditë me gjyshërit dhe gjyshja me gjyshin u kënaqën shumë.
Nëna e Kat jeton me ju në një shtëpi, ç’marrëdhënie ke me të?
Po, mami i Kat jeton me ne dhe kam marrëdhënie shumë të mirë me të. Ka qenë një ndihmë shumë e madhe për Kat dhe fëmijët dhe ajo kënaqet me nipin dhe mbesën ngaqë janë fëmijët e parë në familjen e tyre.

Alessio-Alia-7
Po Kat si i ka raportet me nënën tënde?
Kat i thërret gjithmonë “nona” dhe është shumë i bukur komunikimi mes tyre, Kat flet pak anglisht dhe pak shqip, ndërsa mami im vetëm shqip (qesh).
I ka mësuar nëna jote Kat ndonjë ushqim tipik shqiptar, që ty të pëlqen shumë?
Po, gjëja e parë i mësoi se si bëhet kosi në shtëpi dhe i ka mësuar fasulet. Tani po i mëson se si të bëjë edhe byrek (buzëqesh). / revistawho.com

Alessio-Alia-9