Alessio Alia pret të bëhet baba për herë të parë: E dëshiroja këtë fëmijë, mezi po pres ta mbaj në duar

Modeli tropojan me famë në Australi, Alessio Alia pret të bëhet baba për herë të parë nga lidhja me të dashurën shtatlartë, Katherine, një vajzë e bukur me profesion terapiste bukurie. Historia e re e dashurisë së Alessios u zbulua në verë, kur ai e solli në Shqipëri partneren për të kaluar pushimet këtu. Katherine, me nënë irlandeze dhe baba australian u takua me Alession në një nga diskot e Australisë, pasi ai njihet atje si menaxher klubesh dhe artistësh të mëdhenj botërorë. Ai ka lidhje të ngushtë me Tiranën dhe është një nga djemtë më të lakmuar nga femrat VIP këtë, por në këtë intervistë rrëfen përjetimet dhe përgatitjet për t’u bërë baba për herë të parë bashkë me një set fotosh ekskluzive për revistën “Story”, ku çifti pozojnë gjatë pritjes së ëmbël.

Si e përjetove lajmin që do të bëhesh baba për herë të parë?
Për momentin më duket ende e pabesueshme, por mezi po pres ta kem në duar fëmijën tonë.
Ishte e planifikuar nga ty?
Po, sepse unë nuk bëj asgjë të paplanifikuar në jetë.
Është vajzë apo djalë dhe e keni menduar emrin?
E lëmë si surprizë për në fund. Sa për emrin, oo i kam emrat, se ka shumë vite që i kam dashur këto emra për kur të lindë fëmija im i parë.
Partnerja jote është një vajzë australiane, si e pritën familjarët e tu?
Po, është australiane, dhe familja ime është shumë e lumtur për ne.
Ishte dëshira e tyre e madhe që nusja e djalit të ishte shqiptare?
Të tjerë duam, të tjera na duan, dhe me të tjerë përfundojmë.
Çfarë të pëlqen shumë tek partnerja sa do të doje ta trashëgonte tek fëmija? Po ty në ç’aspekt dëshiron të të ngjajë?
Do të doja të merrte nga karakteri i mamit, ngaqë është gjithmonë e qeshur, dhe po ashtu të ketë sytë e saj. Ndërsa të tjerat nga unë.
Ku do të jetoni pasi të bëheni prindër, në Australi apo Shqipëri?
Pjesërisht në Australi dhe pjesërisht në Shqipëri.
Do të celebrohesh, apo do të jesh baba i pamartuar?
Patjetër, do ta celebroj këtë lidhje shumë shpejt. Si fillim të pres bebin, dhe pastaj do të mendojmë dhe për celebrimin.
Do të të kufizojë prindërimi dhe familja e re për të bërë jetë në lëvizje nga shteti në shtet siç ke bërë deri tani? Si do ta menaxhosh kohën dhe jetën?
Fëmija do më sjellë shumë ndryshime në jetë për mirë. Por nuk do të thotë që unë do të lë punët që bëja më parë. Këtë jetë kam dhe do të vazhdoj ta bëj.
Cili është standardi i jetës që keni, fëmija do të vishet me marka si babi?
Do t’i jap stilin e babit dhe do ta bëjmë me shumë dëshirë një Alessio style.