Alessio Alia: 43-vjetori im përkon me 1-vjetorin e djalit, udhëtojmë nga Australia për të festuar në Tiranë

Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia, ka festuar ditëlindjen e 43-të në Australi, tashmë si baba i dy fëmijëve. Partnerja e tij Katherine Carnie i kishte përgatitur një festë surprizë, ku ra në sy torta e pazakontë e ditëlindjes me kafkën-simbol të stilistit të famshëm Philipp Plein. “Faleminderit për natën e mrekullueshme!” i shkruante Alessio partneres, bashkëngjitur fotove nga festa.

Alessio-Alia-3

Për “Panorama Plus”, ai tregon të tjera detaje. “Ditëlindja ime ishte surprizë nga partnerja ime Kat dhe partneri im në biznes Pino, sepse unë nuk doja të bëja festë, ngaqë sot kam një ditëlindje më të rëndësishme se timen, dhe është pikërisht ditëlindja e djalit tim, Elijah, që mbush 1 vjeç.

Alessio-Alia-2

Kat më surprizoi me një supertortë që i bëri vetë, dhe shumë dhurata të tjera nga miqtë e mi; Gledi, Niku, Kristian, Rody dhe Viny. E si një baba i lumtur për djalin tim, kemi vendosur të udhëtojmë familjarisht nga Australia në Tiranë për të festuar në një darkë që do organizojmë me miqtë, të mërkurën, më 19 qershor. Modeli i njohur shqiptar Alessio Alia u bë baba për herë të dytë vitin e kaluar, kur pas vajzës erdhi në jetë djali i pagëzuar, Elijah Zayn Alia.

Alessio-Alia-4

Alessio ka krijuar një familje të bukur në Australi me Katherine, duke u bërë shpesh personazhe të kopertinave të njohura. Ai ka një karrierë të pasur si model, ndërkohë që vitet e fundit është angazhuar me koncertet e këmgëtarëve dhe DJ-ve të famshëm, si dhe bizneset e tij në Australi. Edhe pse e ka lënë modelingun, ai ruan ende një fizik perfekt, në sajë të punës intensive në palestër. Dihet që Alessio, tashmë si baba i dy fëmijëve, jeton mes Australisë dhe Shqipërisë, ndërkohë që ka planifikuar ceremoninë e dasmës vitin tjetër./Panorama Plus