Alessia Marcuzzi merr vendimin e madh për karrierën: Jua komunikoj me shumë vuajtje

Një nga moderatoet më të dashura për italianët, Alessia Marcuzzi, i ka dhënë fund partneritetit të gjatë me gjigantin Mediaset. Prezantuesja njoftoi lamtumirën e saj në Instagram, duke shprehur respektin e madh për kompaninë ku ka punuar për dy dekada e gjysmë.

“Pas 25 vitesh në Mediaset, vendosa të marr një moment për veten time, sepse nuk mund ta imagjinoj më veten në programet që më propozuan. Për këtë arsye, nuk po jua fsheh më, me shumë vuajtje kam vendosur të komunikoj me editorin dhe kompaninë që dua të largohem, duke i përshëndetur me respekt dhe dashuri dhe duke i falënderuar që më kanë besuar të gjitha këto vite. Karriera televizive filloi aty dhe për këtë arsye unë gjithmonë do t’i falënderoj të gjithë për rritjen profesionale që më kanë mundësuar”, shpjegoi Marcuzzi në një njoftim për shtyp të publikuar në rrjetet e saj sociale.

“Unë besoj se kjo pandemi i ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të shohin brenda vetes, për të kuptuar me të vërtetë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Unë po e bëj këtë gjë dhe shpresoj të mos zhgënjej veten dhe atë që jam”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alessia Marcuzzi (@alessiamarcuzzi)

Shumë VIP-a komentuan në postimin e prezantueses, duke shprehur mbështetjen e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alessia Marcuzzi (@alessiamarcuzzi)