Alessandra Ambrosio dhe Oriola Marashi “xing” me fustanin e vitit në amfAR

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një ndër ceremonitë më të njohura amfAR Gala në New York, ku morën pjesë të famshëm nga bota e Hollivudit dhe e modës. Ndër të veshurat më bukur në tapetin e kuq të këtij eventi ishte ish-modelja e Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio, e cila ishte bërë shumë seksi.

Oriola-Marashi-2

E veshur me një fustan të zi elegant Alesandra dukej tepër tërheqëse. Por nëse ende nuk e dini, kjo veshje e mrekullueshme e supermodeles është bërë nga duart e një dizajnuese shqiptare, që quhet Lena Berisha. Stilisti Brandon Nicolas ka veshur Ambrosio-n me fustanin e Berishës, të cilin pak kohë më parë e ka veshur edhe modelja jonë Oriola Marashi. Ka qenë kjo e fundit që zbuloi se ky është një krijim i Lena Berishës, dhe Oriola e ka veshur shumë kohë më parë se Alesandra për të reklamuar krijimin e saj, sipas Iconstyle.

Oriola-Marashi-3

Sigurisht që duke pasur parasysh trupat e rregullt të dy modeleve dhe hiret e tyre, nuk kishin dyshim që ky fustan do të dukej kaq hijshëm. Epo tani që e mësuam nuk po dimë të zgjedhim se kujt i rri më bukur.