Alesio zbulon surprizën: Ed Sheeran dhe Drake, së shpejti në Shqipëri!
Menaxheri i vipave Alesio Aliaj ka qenë sot i ftuar në “Pushime on Top”, teksa mes të tjerave ka folur për një koncert që planifikon në Shqipëri.
Në një intervistë për moderatorin Flori Gjini, menaxheri i njohur ka thënë se ka në plan që të sjellë në Shqipëri Ed Sheeran-in dhe reperin Drake. “Kompania ime ka akses te këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, është shprehur Alesio.
I pyetur nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin nuk do donte të bashkëpunonte, ai është shprehur se ka shumë. Ndërsa përsa i përket debatit që pati dikur me këngëtaren Nora Istrefi, Alesio tha se deklaratat e tij ishin të vërteta, duke shtuar se nuk ka gënjyer kurrë.
“Qëkur kam ardhur në Shqipëri deklarata ime e parë ka qenë nëse s’më njeh mos më gjyko, por gënjeshtra s’kam thënë kurrë”, u shpreh Alesio.