Alesia Bami nuse në Tropojë? Fatmira Breçani po e konsideron si mundësi
Fatmira Breçani ka qenë e ftuara e radhës në ‘E diell’ ku biseda u zhvillua mes moderatorëve të rinj të programit. Mes këngës dhe hares, këngëtarja e muzikës popullore zbuloi detaje për jetën, familjen, por edhe karrierën. Që në fillim të programit, Fatmira bëri pjesë të batutave Alesia Bamin si një vajzë shumë simpatike që do e donin shumë djem për nuse dhe ajo është gati të hyjë mblesë.
Pranë fundit të bisedës, Fatmira po fliste për fëmijët e saj dhe rrëfeu se djali ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës, të paktën me aq sa di ajo. “Djali nuk është fejuar, po ishalla diku e ka gjet”, u shpreh Fatmira. Në atë moment Argjira e ngacmon me shaka duke i thënë që për çdo rast e ka Alesian gati. Sigurisht që situata kaloi duke qeshur, por Fatmira nuk e la pa shprehur dëshirën për ta pasur nuse Alesian. “Prit se nuk e caktuam djalin. Më shumë se për vete nuk të dua për askënd”, thotë këngëtarja.
Mos do e çojmë vërtetë Alesian nuse në Tropojë?/revistawho.com