Aldo Marku thotë se brenda “BBVA 4” ka “shumë budallenj” :)

Aldo Marku e ka lënë garën në shtëpinë e “BBVA 4”, por kjo nuk do të thotë që nuk godet me spond nga jashtë. I ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banori u shpreh se ka pasur “shumë budallenj” këtë vit në “Big Brother” dhe si shembull përmend emrin e Valbonës.

Khëm-khëm! Aldo Marku thotë se brenda “BBVA 4” ka

Duke e nisur me shprehjen: “Sa të mendohet i zgjuari, budallai ka mbaruar punë, e bitisi duke u shprehur”: 

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës”.

Khëm-khëm! Aldo Marku thotë se brenda “BBVA 4” ka

Megjithatë, ndër “budallenjtë e shumtë”, veçoi një person inteligjent: Laertin, por tha se pavarësisht inteligjencës, aktori nuk kishte shumë strategji në lojë.

“Nuk e vlerësoj fare lojën e Laertit. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.  Me Rozin çdo gjë ka qenë e stisur dhe e llogaritur nga ata. Më pas, kanë dalë në prime me gjërat nga jashtë. Për mua është më inteligjenti aty, më me bagazh dhe më dinaku gjithashtu. Por loja e tij nuk vlen”.

Khëm-khëm! Aldo Marku thotë se brenda “BBVA 4” ka

Pra, sipas Aldos, në kompaninë e “budallenjve”, Valbona është një CEO dhe Laerti i pushuar nga puna. Nejse, se ne drama duam dhe shpresojmë që Valbona të kundërpërgjigjet.

Anabelmagazine