Albi Nako sqaron të vërtetën e largimit nga puna të Gracianos

Dy vite më parë një nga lajmet që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë ishte ndërprerja e bashkëpunimit të Albi Nakos dhe Graciano Taganit, me këtë të fundit që ishte një nga balerinët më të njohur të trupës së baletit të koreografit. Në atë kohë motivet e largimit të Gracianos nuk u bënë të ditura, vetëm që ishte diçka e papritur dhe e menjëhershme.

Megjithatë pas disa kohësh ata bashkëpunuan sërish, duke e lënë pas krahëve largimin nga puna te Taganit dhe tani së fundmi, Nako është nga pjesëtarët kryesorë të emisionit në autorësi të Gracianos “Just Dance”. Madje në një postim në Instagram balerini e quaj Albin si “ajkën e baletit shqiptar”.

I ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”, për të folur më shumë në lidhje me programin e ri, Albi Nako ndër të tjera ka sqaruar edhe të vërtetën e largimit nga puna të Gracianos, duke zbuluar që nuk ishte vetëm vendimi i tij. Kështu, ai bëri me dije se në një provë baleti Graciano, edhe pse është një djalë me zemër të madhe, “shkau” një moment dhe i ktheu një përgjigje jo të mirë dikujt që ishte mbi ta. Mesa duket llogari për këtë episod i është kërkuar vetë Nakos, gjë që më pas ka sjellë edhe pushimin nga puna të balerinit.

Gjithsesi, e rëndësishme është që tani gjërat janë mirë dhe të sqaruara, edhe për ne.

/News31