Albi Nako nuk e konsideron Alba Hoxhën të dashur: “Jam ende në kërkim”

Prej disa javësh ka qarkulluar në media lajmi se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Dyshimet nisën kur Albi dhe Alba u panë në vende të njëjta, një herë në Bruksel e herë tjetër në Paris.Albi e mohoi që lajmet të ishin të vërteta duke u shprehur se ndodheshin atje vetëm për punë.Mirëpo i ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa e ka nxjerrë bllof koreografin, shkruan Xing.al.Gjatë emisionit ai e mohoi sërish që të kishte nisur një lidhje të re, por Alketa i tha të mos gënjejë sepse do i rritet hunda si e Pinokut.Koreografi nuk bëri më shumë koment lidhur me këtë pjesë.