Albi Nako në studiot e ‘Rai-t’, Alba dhe Klaudia reagojnë me komente

Albi Nako ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se është në Itali për një arsye speciale. Megjithëse nuk ka zbuluar shumë detaje, koreografi i suksesshëm ka publikuar një foto nga studiot e ‘Rai-t’ në Milano dhe krahas saj ka shkruar: “Fati qoftë me mua”. Kaq ka mjaftuar që të nisin reagimet nga fansat, por jo vetëm.

Albi-Nako-2

Vëmendje të veçantë ka marrë komenti i Klaudia Pepës dhe i Alba Hoxhës. Ish-bashkëshortja i ka uruar fat, ndërsa Alba i ka shkruar: “Domethënë na le?”. Koreografi është mjaftuar me disa ‘emoji’ për t’ju dhënë përgjigje të dyja vajzave. Ndërkohë, mbetet e paqartë arsyeja e largimit të Nakos drejt Italisë dhe kohëzgjatja e saj.

Albi-Nako-3

Kujtojmë se Albi është përfolur prej kohësh për një lidhje me balerinën Alba Hoxha, por asgjë nuk është konfirmuar prej tyre. Ndërsa, përsa i përket Klaudia Pepës, edhe njëherë tjetër, koreografi dhe balerina e njohur konfirmuan marrëdhëniet e mira që kanë me njëri-tjetrin edhe pas divorcit. /revistawho.com

Albi-Nako-1