Albi Nako në Itali për t’u ribashkuar me Klaudian? Flet për herë të parë koregrafi
Pak ditë më parë, koreografi i njohur Albi Nako ishte kryefjala e lajmeve rozë, pasi u përfol se ishte transferuar në Itali. Ishte Albi ai që në profilin e “Instagram”-it publikoi një foto në ambientet e Rai-t, e të gjithë i uronin suksese. Vëmendje në këtë fotografi morën komentet e ish-bashkëshortes Klaudia Pepa si dhe Alba Hoxhës, me të cilën përflitet se janë të lidhur.
Klaudia i uronte publikisht fat, ndërsa Alba e pyeste në komente: “Domethënë na le?”. Por më pas u kuptua se ishte edhe Alba me koreografin e njohur.
Ajo postoi foto në “Instagram”, ku u vu re se ndiqnin të njëjtin event. Ndërkohë Albi ka treguar në një intervistë për “Class” si qëndron puna e transferimit të tij në Itali dhe eksperiencën e re me televizionin Rai. “Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale.
Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh”, tregoi Albi, shkruan Panorama Plus. Ndërsa i pyetur nëse projekti i tij kishte lidhje me ish-partneren, Klaudia Pepën, Albi i mohoi këto fjalë. “Janë të gjitha spekulime. Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin”, përfundoi ai. Dyshimet se ai po vendoset në Itali për një ribashkim me Klaudian, lindën pasi dhe balerina postonte video e foto nga i njëjti qytet, Milano.