Albi Nako karshillëk Klaudia Pepës në “Kënga Magjike”, ja kërcimi që ka përgatitur sot me Bora Zemanin

Mbrëmjen e djeshme balerina e njohur Klaudia Pepa dhe 11 balerinë italianë i vunë flakën skenës së festivalit “Kënga Magjike” me performancën e tyre. Por ndërkohë që dje na mahniti Klaudia, sot e ka radhën Bora të kërcejë, prezantuesja tjetër e festivalit, e cila ia ka besuar këtë detyrë koreografit Albi Nako. Ky i fundit ka publikuar një video sot, nga provat e spektaklit që pritet të na dhurojnë në natën e dytë të festivalit. Në pamjet e publikuara Bora shihet e veshur me të zeza nga koka te këmbët, në mesin e trupës së balerinëve të Albi Nakos. “Bora Zemani, Kënga Magjike”, shkruan koreografi në Instastory, duke na treguar se po punon për të na dhuruar një performancë magjike, sipas IconStyle. Dhe duke qenë se Bora ka qenë ish-velinë e “Fiks Fare” dhe konkurrente në “Dance with me”, besojmë se s’do ta ketë shumë të vështirë të konkurrojë Klaudian, aq më pak me një profesionist si Albi.