Albi Nako dhe Alba Hoxha sapo na konfirmuan lidhjen?

Mediat kanë aluduar së fundi shumë për marrëdhënien e ngushtë të punës mes koreografit të njohur të “Tv Klan”, Albi Nakos dhe balerinës së trupës së tij, Alba Hoxhës. Ata shihen kudo bashkë, gjithnjë e më shpesh dhe ky fakt ka ngritur dyshime se ata nuk janë thjesht bashkëpunëtorë dhe miq, pasi mund të jenë në një lidhje dashurie. “Story.al” publikoi disa ditë më parë fotot, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në një klinikë dentare në Tiranë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Albi ka postuar një foto nga Belgjika në Instagram-in e tij. Por ja që ai nuk është i vetmi që ndodhet këto ditë në këtë vend. Pak më parë Alba Hoxha publikoi në Facebook një foto të shkrepur në Bruksel (Belgjikë). Mediat kanë aluduar sërish se kjo nuk mund të jetë çështje rastësie, dhe se vetë Albi e Alba po e konfirmojnë me anë të fotove, që mes tyre ekziston diçka më shumë se një marrëdhënie e thjeshtë pune. Gjithsesi të vërtetën presim të na e thonë vetë ata.