Albi Nako dhe Alba Hoxha kudo bashkë, fotografohen brenda një klinike

Mediat kanë aluduar së fundi shumë për marrëdhënien e ngushtë të punës mes koreografit të njohur të “Tv Klan”, Albi Nako dhe balerinës së trupës së tij, Alba Hoxha. Duket se Albi e mban gjithandej me vete balerinën, pasi shihen kudo bashkë. Para dy ditësh ata janë fotografuar në një klinikë dentare në Tiranë, dhe duken shumë të lumtur. Këtë sezon Albën e shohim si prezantuese e motit në “Tv Klan”, por ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e trupës së Nakos. /Story.al/