Albi Nako arratiset për pushime dimërore me balerinën e tij

Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin Nakon filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me prezantuesen e motit dhe balerinën, Alba Hoxha. Burime për “Iconstyle.al”, konfirmojnë lidhjen e Albit dhe Albës, madje tegojnë se ata janë duke u përgatitur për diçka më serioze. Lidhja e tyre është bërë familjare dhe ata po bëhen gati për të shkëmbyer unazat në një ceremoni fejese.

Lidhur me këto lajme dyshja është shprehur se ata janë thjesht shokë dhe nuk e kanë konfirmuar publikisht lajmin e lidhjes së tyre. Megjithatë postimet e tyre në Instagram dalëngadalë po vërtetojnë lidhjen e çiftit, të cilët kanë nisur pushimet dimërore së bashku. Ata kanë publikuar foto në dëborë teksa ndodhen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, Brezovicë. Albi ka publikuar një pamje të natyrës me dëborë, ndërsa Alba ka pozuar në dëborë. Rastësi? Hmmm… e dyshimtë!