Albi Isakaj: Mëkati im më madh? Dola me dy femra njëkohësisht, por edhe ajo bëri të njëjtën gjë si unë

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Çdo natë, kur i lutem Zotit të kujdeset për shëndetin e familjes sime.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Kam dalë me dy femra njëkohësisht, por edhe ajo bëri të njëjtën gjë si unë.
Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Më i ëmbli pushimet e verës në Spanjë. Më i hidhuri kthimi prej këtyre të fundit në Shqipëri.
Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
Mbusha kartën e telefonit që t’ju ktheja përgjigje juve (Qesh).
Kur përjetove qiellin e shtatë?
Sa herë jam afër asaj.
Sa kohë ka kaluar kur ndjeve mungesen e gjysmës tjetër?
E kam konsideruar gjithmonë veten të plotë.
E keqja e të qenit çift?
E keqja në çift është se shpeshherë harrojmë të duam veten.
Nëse do të ishe mashkulli i vetem i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
A mund të menaxhohen vallë femrat?
Kur ke shkëmbyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Të gjitha mesazhet nga dashuria vijnë, që nga “mirëmëngjesi” e deri tek “gjumë të ëmbël”.