Albi Isakaj bën dedikim me zemër të kuqe për vajzën në krah
Njihet si një ndër modelet më simpatikë dhe si prezantues i “In TV” e quhet Albi Isakaj. Deri tani kemi parë të postojë foto duke ekspozuar trupin e bukur, apo të jetë i ftuar në studio televizive duke përfaquar “djemtë e kampit të bukur”. Por shumë pak dinim për jetën jashtë televizionit të Albit. Ai ka postuar një foto ku i uron ditëlindjen vajzës me flokë të shkurtra në krah, e cila i përgjigjet e habitur me fjalët “Çfarë dedikimi!”. Ajo quhet Marsela Hoxha, një vajzë po ashtu simpatike, që punon në fushën e marketingit dhe si “voice over” në televizion. Një mikeshë e tyre ka shkruar poshte fotos “cute couple”, duke konfirmuar se Albi dhe Marsela mund të jenë çift. Gjithsesi ngelet të pohohet nga vetë prezantuesi, se çfarë e lidh me vajzën në foto.