Albert Dumani model në Stamboll: “Propozimi që mora, mund të më shihni dhëndër në Turqi”
Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani gjatë vizitës së tij në Turqi, tërhoqi vëmendjen e një fotografi që e shndërroi në model për një ditë. Gjatë setit fotografik, ai tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve që mendonin se po xhirohej ndonjë serial i ri ose e ngatërronin si aktor turk. Por duket se nuk do jetë shumë e largët dita kur do e shohim edhe si aktor sepse për “Rudina” në Tv Klan Dumani tregon një ofertë fantastike që ka marrë.
Rudina Magjistari: Ty vetë do të të pëlqente të ishe pjesë e ndonjë kasti të tillë në ndonjë serial turk?
Albert Dumani: Një rol episodik mua ma kanë ofruar, mund të shkoj, vetëm më penalizon pak gjuha turke që dua ta flas pak sepse dua të kem një rol më të zhvilluar jo të dal pak, si rol episodik. Më ka premtuar një nga producentët që në të ardhmen mund të bëhet një serial ku brenda personazheve do të jetë një dhëndër i huaj që mund të jetë nga Shqipëria./tvklan.al