Albërije Hadërgjonaj: Trixa s’ka nevojë për një legen!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Zemër Luana”. Sikurse në çdo dalje të saj, këngëtarja ka arritur që edhe këtë herë të tërheq vëmendjen e gjithë teleshikuesve.

Teksa është pyetur se “Je shprehur për Beatrix edhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: ‘Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!’, si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?”.

Albërie Hadërgjonaj nuk nguroi të kthente përgjigje duke u shprehur që “nuk duhet të jetë një legen por burrë me ‘rr’ të fortë, jo me ‘r’”. Deklaratë kjo që u mor si një kunjë për Donaldin, partnerin e fundit publik të Beatrix.

Kujtojmë që historia e dashurisë e Beatrixit dhe Donaldit, që nisi brenda formatit BBV dhe mbaroi sapo dolën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, u bë shumë mediatike për shkak edhe të historisë së mëparshme të aktorit me Bora Zemani. Ata u ndanë dhe dyshja Donald-Bora u rikthyen me njëri-tjetrin.