Albërije Hadërgjonaj mohon zërat: “Nuk është e vërtetë që do hyj në BBVIP”
“Big Brother VIP”, zëreni se filloi, megjithëse një datë të saktë nuk e kemi. Por sot protagonistët, Arbana dhe Lori publikuan pamjet e provave gjenerale duke u kujdesur të mos tregojnë detaje me rëndësi.
Të gjithë janë kuriozë për emrat, e disa prej tyre kanë qarkulluar shumë në media, por pa u konfirmuar nga askush.
Edhe Albërije Hadërgjonaj ka qenë në listën e të përfolurave dhe sot vetë ajo reagoi për lajmet.
“Nuk është e vërtetë”, shkroi këngëtarja mbi një foto lajmi që ka qarkulluar prej ditësh, duke nënkuptuar se nuk do futet në shtëpinë më të vëzhguar.
Pra, Albërija nuk do jetë pjesë e kastit, ndërsa të tjerë emra që janë përfolur, e nuk kanë reaguar, na i rritën dyshimet se mbase diçka po gatuhet.
Gjithsesi na duhet të presim dhe pak./revistawho.com