Albërije Hadërgjonaj habit: E lashë burrin se më tradhtonte!
Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” ka qënë gjithashtu dhe artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.
Në sfidën e parë “Shqipet thonë”, një lojë ku pjesë është i gjithë publiku i “Zemër Luana” ngado ku ka shqiptarë, të cilët iu përgjigjën pyetjes, që u postua në llogarinë zyrtar të @zemerluana në Instagram: “Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”
Dhe një nga përgjigjet më të shumta të shqiptarëve që u përgjigjën ishte: “Tradhtia”, fjalë të cilën e gjeti dhe fitoi pikë Albërije Hadërgjonaj dhe më pas edhe e komentoi me dëshirën e saj duke thënë: “E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka tradhtuar, ndaj e sigurt është fjala “tradhti”. /tvklan.al